Çeçeni që vrau një shqiptar në Austri tash tre vjet mbetet në arrati

Çeçeni që vrau një shqiptar në Austri tash tre vjet mbetet në arrati

13 tetor 2017 23:32

Kanë kaluar tri vite nga vrasja e një shqiptari 45 vjeçar në Linz të Austrisë ndërsa vrasësi është ende në arrati. Pas kryerjes së vrasjes ai ka ikur në Çeçeni, prej nga është dhe vazhdon të jetë i paarritshëm për autoritetet austriake.

Personat që ishin së bashku me çeçenin gjatë kryerjes së aktit kriminal, janë dënuar me kohë dhe tashmë i kanë mbajtur dënimet e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014, kur katër veta (boshnjakë dhe çeçenë) ishin marrë vesh që të rrihnin shqiptarin 45 vjeçar Rexhep B. dhe shokët që ishin me të. Sherri, shkaktar i të cilit duket të ketë qenë xhelozia ka përshkallëzuar në një lokal të qytetit, shkruan orf.at.

Gjatë përleshjes, njëri nga sulmuesit, një çeçen, papritmas kishte nxjerrë një pistoletë dhe e kishte mbytur shqiptarin me një të shtënë në kokë nga afërsia, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas kësaj ai kishte ikur në Çeçeni, ku mendohet se vazhdon të qëndrojë.

Prokurori i lëndës thotë se ekstradimi nga atje në Austri duket i pamundur. Më e shumta që mund të arrihet është arrestimi i të arratisurit, por ai shpejt do të lirohej, pasi që Çeçenia nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të vet jashtë vendit.

Por, një zëdhënës i policisë thotë se ka ende shanse të mira që ai të kapet përmes një fletarresti ndërkombëtar, në rast se ai do të udhëtonte jashtë Çeçenisë. Një fletarrest ndërkombëtar që vlen në gjithë botën mbetet në fuqi me dhjetëra vite dhe përmes tij ka mundësi që kurdoherë i dyshuari kryesor për vrasje të sillet para gjykatës austriake.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme