Vdes një 53-vjeçar në vendin e punës, bie nga kati i pestë Foto: Ilustrim/Koha

Vdes një 53-vjeçar në vendin e punës, bie nga kati i pestë

12 tetor 2017 19:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:30 minuta në rrugën ”Besim Shala” në Prizren, ka vdekur një punëtor.

I ndjeri ishte 53-vjeçar dhe gjatë kohës kur ishte duke punuar ka rënë nga kati i pestë, ku si pasojë edhe ka vdekur, transmeton Koha.net.

“Një punëtor i lindur më 1964 ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesorë. Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme