Sekuestrohet 64 kg hashash në Memaliaj, arrestohet poseduesi

Sekuestrohet 64 kg hashash në Memaliaj, arrestohet poseduesi

12 tetor 2017 15:49

Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në Gjirokastër, ku janë sekuestruar 64 kg lëndë Cannabis Sattiva. Droga u gjet në banesën e shtetasit Muharrem Mino 50 vjeç, në fshatin Kurtëz, Memaliaj.

Ajo ishte e ndarë në disa pako dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme