Në Greqi kapen 370 kg kanabis të organizatës shqiptare

Në Greqi kapen 370 kg kanabis të organizatës shqiptare

16 shkurt 2017 10:42

Një sasi prej 370 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua gjatë natës së kaluar në Portin e Patrës. Sipas Rojës Bregdetare Greke, droga ishte vendosur në tavanin e një kamioni me targa greke, që do të nisej nga Porti i Patrës me destinacion Italinë, transmeton tch.

Autoritetet thanë se kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, një 62-vjeçar. Sipas informacioneve të publikuara prej autoriteteve, lënda narkotike ishte ngarkuar prej një organizate shqiptare të trafikimit të narkotikëve dhe destinacioni i saj final ishte Holanda.

Në kërkim janë shpallur disa anëtarë të organizatës së trafikimit të narkotikëve, grekë dhe shqiptarë.
Kamioni u sekuestrua, ndërsa shoferi 62-vjeçar do të dërgohet për masë sigurie në Gjykatën e Patrës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme