Tunele në shtëpi për të fshehur 1.2 ton kanabis, arrestohet

Tunele në shtëpi për të fshehur 1.2 ton kanabis, arrestohet

16 shkurt 2017 10:36

Kishte hapur tunele të nëndheshme në shtëpinë e tij për të fshehur plot 1 ton e 255 kg kanabis sativa, por është arrestuar nga policia.

Në sajë të operacionit të koduar “Underground” është vënë në pranga Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, nga fshati Peshkëpi i Vlorës. 
“Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës. Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian”, thuhet në njoftimin zyrtar .

Policia thekson se kjo sasi droge e fshehur në tunele është realizuar në bashkëpunim dhe me persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Një prej personave të dyshuar është dhe vëllai i tij, Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh që prej vitit 2012, kur është dënuar me dy vite burg.

Si provë janë sekuestruar përveç sasisë së drogës dhe dy automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj, makineri për presimin e lëndës narkotike, fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme