Kronikë

Konfiskohen armë në Peran të Podujevës

Në ora 09:00, sot, njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Peran të Podujevës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore – dega Podujevë, është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ka konfiskuar disa armë, transmeton Koha.net.

Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:

Një Pushkë Automatike AK - 47

Një revole e tipit Ecol Special

Tre karikatorë si dhe

Rreth 100 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm

Lidhur me këtë rast në stacion është shoqëruar një person, R.J, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Një kontribut të çmuar në këtë aksion kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët përveç rastit të sotëm në vazhdimësi kanë mbështetur me informacione Policinë e Kosovës.

Image