Kronikë

Shkelet në vendkalim një këmbësor në Prishtinë

Shumë pranë Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), një person është shkelur nga një veturë.

Koha.net ka siguruar disa fotografi ku mund të shihet edhe ekipi i Ambulancës tek po japin ndihmën e parë.

Portali ka kontaktuar me zëdhënësit e policisë për Rajonin e Prishtinës, por nuk ka arritur të siguroj informata nga ta.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë thënë për Koha.net se viktima është një i moshuar dhe se vetura e ka gjuajtur rreth 3 metra larg.

Image