Kronikë

Në Pejë e Istog arrestohen dy burra për dhunë në familje

Dy burra janë arrestuar për dhunë në familje, njëri në Pejë e tjetri në Istog, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës thotë se, “në Pejë i arrestuari dyshohet se ka kanosur verbalisht babanë dhe motrën e tij pas një mosmarrëveshje”.

Kurse në Istog është arrestuar një burrë serb, pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij pas një mosmarrëveshje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.