Aksident i rëndë në fshatin Shkabaj Foto: Marakli t'kerreve

Aksident i rëndë në fshatin Shkabaj

07 tetor 2017 18:44

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shkabaj, Obiliq.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë saktësisht në Shkabaj,rreth orës 16 ka ndodhë një aksident trafiku mes tri automjeteve. Në këtë aksident janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Policia po merret me rastin”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme