Ndalohet nga autoritetet e Shqipërisë Sadri Ramabaja

Ndalohet nga autoritetet e Shqipërisë Sadri Ramabaja

07 tetor 2017 18:10

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet nga kjo parti, Sadri Ramabaja, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Ramabaja është i dyshuar për vepër penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, për të cilën, ai pati thënë se po përballet me shantazh politik nga prokuroria Speciale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme