Kronikë

Shkëputet masivi shkëmbor, i merr jetën 3 personave

Tre persona kanë humbur jetën pasditen e kësaj të shtune, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Torovicë-Malecaj, në Lezhë, kur masivi shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë një makinë poshtë, raporton TopChannel.

Bëhet fjalë për një “Land Rover” me targë “AA 322 CV”, ku udhëtonin tre personat që kanë humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa patrulla të policisë, ndërkohë që dyshohet që shkak i shkëputjes të jetë bërë moti i keq me reshje që përfshiu vendin gjatë orëve të natës dhe paradites.