E rrah mbesën, ajo përfundon në spital e vet në burg

E rrah mbesën, ajo përfundon në spital e vet në burg

07 tetor 2017 12:55

Një vajzë ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga axha i saj.

Për këtë i është dashur trajtim mjekësor në QKUK. Rasti ka ndodhur dje, në Vushtrri.

“Viktima femër shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga axha i saj i dyshuari mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme