Vdekje e dyshimtë në Shtime

Vdekje e dyshimtë në Shtime

07 tetor 2017 12:48

Një tjetër vdekje e dyshimtë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

Kësaj here në Shtime, mbrëmë në orën 21:56.

“Raportohet se në Entin Special ne Shtime ne rrethana te panjohura ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QKMF Shtime. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe një tjetër vdekje, tash për tash në rrethana të pasqaruara. Policia e Kosovës ka bërë me dije se vdekja e dyshimtë ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në fshatin Stubëll të Vitisë.

Në raportin e vet 24 orësh PK-ja njofton se në rrethana të panjohura viktima mashkull shqiptar ka rënë në një pus (bunar).

Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari, përcjell koha.net.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme