Vdes 20-vjeçari i aksidentuar në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar në Mitrovicë

05 tetor 2017 10:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur personi i aksidentuar të shtunën në Mitrovicë.

“Sot rreth orës 9:30, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë i personi i aksidentuar V.V., mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Viktima u lëndua në aksidentin e trafikut që ndodhi më 30 shtator 2017, në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit të shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme