Kronikë

I dehuri rrah bashkëshorten në Graçanicë

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, njofton Policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.