Një granatë dore gjendet në oborrin e një shtëpie në Dejn të Rahovecit Foto: Ilustrim

Një granatë dore gjendet në oborrin e një shtëpie në Dejn të Rahovecit

05 tetor 2017 10:40

Një granatë dore është gjetur në oborrin e një shtëpie në fshatin Dejn të Rahovecit.

Ankuesja, pronare e shtëpisë, ka raportuar mjetin e pashpërthyer të mërkurën mbrëma.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar granatë dore, në mënyrë të sigurt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme