Në magjistrale vozit në kah të kundërt

Në magjistrale vozit në kah të kundërt

04 tetor 2017 18:23

Një qytetar ka arritur të kapë momentin kur një veturë krejtësisht jashtë rregullave del në kahe të kundërt në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Të hënën ai ka arritur të incizojë momentin kur një veturë në hyrje të fshatit Miradi në Fushë Kosovë del në rrugë në kah të kundërt. Në këtë video po ashtu shihet se limiti për shpejtësi është 60 kilometra në orë.

Edhe pse nuk dihet për arsyet e futjes në kah të kundër, një vozitje e tillë është rreptësisht e ndaluar me ligj. Megjithatë ky qytetar thotë se kjo nuk është hera e parë që ai ka rastisur në ngjarje të ngjashme. Sipas tij, kjo gjë është e zakonshme në rrugët e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme