Ndërron jetë ndërtuesi i lënduar në vend të punës muajin e kaluar Foto: Koha / ilustrim

Ndërron jetë ndërtuesi i lënduar në vend të punës muajin e kaluar

04 tetor 2017 10:57

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka raportuar për një rast të një vdekjeje të dyshimtë në Vushtrri.

“Me datën 03.10.2017 është pranuar informata se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se me datën e cekur (23.09.2017-09:30), derisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie, ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima, pas tretmanit në QKUK, ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Shqipëri dhe sipas familjarëve viktima kishte ndërruar jetë me datën 02.10.2017”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme