E sulmon me sëpatë në gjendje të dehur viktimën Foto: Ilustrim

E sulmon me sëpatë në gjendje të dehur viktimën

04 tetor 2017 10:52

Në rrugën “Besnik Lajqi”, në Pejë, dje në orën 03:53 të mëngjesit, ka ndodhur një rast i “lëndimit të rëndë trupor”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë-sëpatë viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po ashtu i ka dëmtuar edhe veturën”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima, sipas PK-së, është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar sëpatën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme