Në rrugën “Besnik Lajqi”, në Pejë, dje në orën 03:53 të mëngjesit, ka ndodhur një rast i “lëndimit të rëndë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë-sëpatë viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po ashtu i ka dëmtuar edhe veturën”, thuhet në raportin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima, sipas PK-së, është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar sëpatën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.