Gjilan, rrah bashkëshorten e tij braziliane, shpallet në kërkim nga Policia Foto: Ilustrim

Gjilan, rrah bashkëshorten e tij braziliane, shpallet në kërkim nga Policia

04 tetor 2017 10:48

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Gjilan, në orën 11:00, është raportuar për një rast të dhunës në familje.

“Viktima femër, shtetase e Brazilit, ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor”, njofton Policia.

Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme