Tre të arrestuar për keqpërdorim seksual me një të mitur Foto: Koha / ilustrim

Tre të arrestuar për keqpërdorim seksual me një të mitur

04 tetor 2017 10:42

Në Kamenicë, Policia e Kosovës më 03 tetor, në orën 11:00, ka arrestuar tre persona të dyshuar për keqpërdorim seksual me një të mitur.

“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme