Në Prizren e Dragash sekuestrohen dy armë

Në Prizren e Dragash sekuestrohen dy armë

03 tetor 2017 19:44

Sonte rreth 17:53 minuta, një patrullë e policisë së Dragashit, gjatë patrullimit në afërsi të fshatit Bresanë e kanë pikasur një njeri të armatosur, transmeton Koha.net.

Pas ndalimit të tij dhe legjitimimit, është bërë e ditur se i dyshuari kishte dalë për gjah me një pushkë M-48 për të cilën nuk kishte leje për posedim. Arma me tre fishekë është sekuestruar, ndërkaq prokurori i shtetit ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt.

Po ashtu, sot, njofton Policia e Kosovës, rreth orës 12:00, në rrugën “Rruga e Shkronjave” në Prizren është sekuestruar një pistoletë e llojit “Bereta”. Pistoleta është sekuestruar nga hetuesit kundër dogës ndërsa rasti është proceduar nga hetuesit e Policisë së Prizrenit. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar pasi i është gjetur një sasi e substancave narkotike në paketime të gatshme për shitje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme