Rezultatet e para të hetimeve pas të shtënave të mbrëmshme në Bazel, Zvicër, thonë se dy të vrarët dhe i plagosuri janë shqiptarë, transmeton koha.net.
Policia e Zvicër ka përjashtuar mundësinë që vrasja të ketë pistë terroriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVrasja, sipas hetimeve të para, duket të jetë qërim hesapesh pasi asnjë nga mysafirët tjerë në kafene nuk e ka pësuar.
Të vrarët janë të moshës 28 e 39 vjeçare, ndërsa i plagosuri i moshës 24 vjeçar.
Polica po kërkon sulmuesit, “dy burra të moshës 30 – 40 vjeçare, me gjatësi 1.75 cm, me flokë ngjyrë kafeje e sipas disa dëshmitarëve me origjinë nga Europa Lindore”.
Vrasja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20 në Café 56, një ndërtesë e vogël në këndin e rrugës të një lagjeje rezidenciale në Bazel.
Lexoni edhe: Të shtëna në Bazel, dy të vrarë një i plagosur