Dy të arrestuar për sulm ndaj zyrtarit të KEDS-it dhe atyre policorë Foto: Koha / Ilustrim

Dy të arrestuar për sulm ndaj zyrtarit të KEDS-it dhe atyre policorë

03 tetor 2017 11:17

Në fshatin Lipovec të Gjakovës dje janë arrestuar dy burra me dyshimin se kanë sulmuar një zyrtar të KEDS-it, si dhe kanë kanosur e sulmuar edhe zyrtarët policorë, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës thotë se, “janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar një zyrtar të KEDS-it gjersa ishte duke ndërruar matësin elektrik, si dhe të dyshuarit kanë kanosur dhe kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë”.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajte, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme