Kronikë

Plagos veten me armë zjarri një burrë në Kaçanik

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë ka plagosur aksidentalisht veten e tij me armë zjarri dje në Kaçanik.

“Një burrë shqiptar, roje sigurimi në një kompani, ka plagosur veten aksidentalisht në këmbë me revole. Pas trajtimit në spitalin e Ferizajt i lënduari është liruar”, thotë pk, transmeton Koha.net.

Më tutje Policia thotë se, “i dyshuari është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole me gaz e llojit Ekol Arl dhe pesë fishekë të kalibrit 9mm. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”.