Rrah nënën, arrestohet një grua në Prishtinë Foto: Ilustrim

Rrah nënën, arrestohet një grua në Prishtinë

03 tetor 2017 10:56

Një grua është arrestuar dje në Prishtinë me dyshimin se ka rrahur nënën e saj, transmeton Koha.net.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, që shton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

“Është arrestuar e dyshuara, grua shqiptare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thotë pk.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme