Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi të dhunojë një grua, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Gjilan me dyshimin se ka tentuar të dhunojë një grua, të cilës i ka vjedhur edhe një sasi të bizhuterive si dhe para, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth rreth orës 04:00, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ngacmuar seksualisht viktimën, femër, si dhe i ka vjedhur një sasi të bizhuterive dhe portofolin me 35 euro”, thotë pk.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.