Policia konfiskoi dy pistoleta, por personi i njohur për ta iku përmes lokalit “Cobra City” Foto ilustrim

Policia konfiskoi dy pistoleta, por personi i njohur për ta iku përmes lokalit “Cobra City”

02 tetor 2017 20:02

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 12:30 minuta, në rrugën e “Kukësit” Njësiti Kundër Drogave e kishte sinjalizuar një automjet të llojit ”Alfa Romeo” për t’u ndalur në afërsi të “Cobra City”.

“I dyshuari pasi e ndalon automjetin dhe shpejt e braktisë atë duke u futur në objektin e lartë përmendur e më pas përmes një dritareje arratiset. Ndërkaq, hetuesit e policisë në Prizren dhe krim teknikët pasi e kontrollojnë veturën e braktisur i gjejnë dy pistoleta: Pistoletë M-57 me nr. serik 111052 me katër fishekë dhe pistoletë ‘Crvena Zastava’ 9mm me katër fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

“Armët dhe vetura janë sekuestruar për çështje hetimore. I dyshuari është i njohur për policinë dhe pritet arrestimi i tij”, thuhet më tej aty.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme