Incizon vetë-aksidentin në Veternik, bën thirrje për kujdes

Incizon vetë-aksidentin në Veternik, bën thirrje për kujdes

02 tetor 2017 16:33

Një qytetar ka incizuar një vetë-aksident në Veternik pak ditë më parë, ndërsa tani e ka postuar atë në rrjete sociale duke bërë thirrje që të gjithë të tregojnë kujdes në rrugë.

Në një video të postuar në grupin “Marakli t’Kerreve”, qytetari ka treguar se shkaktar i vetë-aksidentit me BMW M3 ishte shpejtësia e madhe.

Duke sqaruar se ka qenë në vozitje tejet të shpejtë, aika lutur të gjithë të tregojnë kujdes në rrugë, raporton Koha.net.

“Keni kujdes secili prej jush se sado që jeni shofer të mirë, prapë ka dështime”, ka shkruar ai.

Kjo video tregon qartë aksidentin e rëndë nga i cili pësoi vetëm vetura e këtij qytetari:

*Shembulli personal që jep ngasësi i këtij automjeti është për t’u duartrokitur. Ai pranon gabimin dhe për më tepër bën thirrje të gjithëve që mos të përsërisin një gjë të tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Maraklia i Kerreve06/10/2017 13:51

I nderuar voztites, me vjen mire qe e ke postuar kete video dhe te pergezoj per pendimin.Meqenese vet e ke pranuar fajin,dhe fatmirisiht nuk e ke lenduar askend tjeter e as vehten,qofte e kaluar.Nga video po shihet se ke vozitur teper shpejte dhe se ke bere manevra te rrezikshme,duke rrezikuar edhe vozitesit e tjere. Perndryshe ne Kosove vozitesit jane nder me te dobetit dhe me te papergjegjshimit. ne rajon ( ia kalojne vetem ne Shqiperi).Vozitja neper rruget e Kosoves eshte shume agresive,nuk respektohen shenjat e komunikaciomnit dhe nuk perdoren shenjat e sinjalizimit te vetures.Nese rasteisht dikujt qe sillet keq ne rruge i sinjalizon agbimin,rrezikohesh nga nje konfrontim fizik. Kultura ne vozitje eshte pasqyrimi kultures e sjelljes ne familje,shoqeri.Ai qe sillet ne menyre agresive ne voztije ashtu sillet edhe ne familje edhe ne shoqeri,e mendon se veq ai ka te drejte. Jane agresiv posaqerisht vozitesit e veturave te tip Xhip,sepse mendojne se te gjithe duhet me ua leshue rrugen. Rekomandoj kamera cdo kund neper rruget e Kosoves,kamera ne veturat e policise dhe ne vetura pa shenja te policise.Denimetduhet te realizohen e jo te shtyhen me vite neper gjygje dhe te anulohen.

sabiti03/10/2017 14:48

shyqyr qe paske pshtue, .....vec ....e paske lype a? Gati me marre ne qafe edhe dike tjeter!!

Shto koment

Të ngjashme