Afër 30 vjet burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren Foto: Koha / ilustrim

Afër 30 vjet burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren

02 tetor 2017 15:52

Në Gjykatën e Prizrenit është shpallur aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në lagjen Tusus të Prizrenit që kishte ndodhur më 8 mars të vitit 2015.

këtë vrasje të trefishtë janë shpallur të dyshimtë të dyshimtë dhe janë dënuar 28. 5 vjet burgim, transmeton Koha.net.

Për këtë ka njoftuar kumtesa cila thotë:

“Gjykata Themelore e Prizrenit , departamenti i krimeve të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me inicialet:

I akuzuari i parë me iniciale E.SH. nga Prizreni lagja “Tusus” gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprat vrasje e rëndë nga neni 179 parag.1 p.1.p.11 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 23 (njëzetetre) vjet, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje pre 2 (dy) viteve.

Gjykata në kuptim të nenit 80 par.1 të KP shqiptoi të njëjtit DËNIMIN UNIK në kohëzgjatje prej 24 (njëzetekatër) vite, në të cilën dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari i dytë me iniciale E.SH. nga Prizreni lagja “Tusus” gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale nga neni 388 par.1 lidhur me parag.2 p.2.1 të KP dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sepse me datën 08.03.2015, rrethe orës 14.10 minuta, në Prizren, në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova” pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje direkte ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta tani të ndjerëve me iniciale F.SH.; H.TH. dhe B.E. të gjithë nga Prizreni, në atë mënyrë që ditën kritike del nga shtëpia me qëllim të furnizimit me gjëra ushqimore dhe niset në drejtim të qytetit në shoqëri me djalin e tij E.SH. i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e markës “Golf 2” me ç ‘rast pa dijeninë e djalit të tij paraprakisht ve pushkën automatike në bagazhin e automjetit derisa pistoletën e ka mbajtur në brez, ashtu që kur janë afruar në vendin e ngjarjes, del nga automjetin dhe kur i vëren të ndjerët të cilët kishin qenë duke lëvizur në rrugë, shkon e hap bagazhin nga i cili merr pushkën gjysmë automatike dhe nën një distancë shtie në drejtim të tyre dhe që të tre nga breshëria e plumbave goditen, të cilët më pas nga plagët e marra rrëzohen në tokë ku i njëjti ju afrohet dhe pistoletën të cilën e ka pasur në brez, gjuan duke i qëlluar për vdekje, derisa i akuzuari me iniciale E.SH. ka qëndruar në automjet brenda në të cilën i akuzuari i parë E.SH. kthehet dhe hynë brenda duke i bërtitur djalit të tij që me të shpejt të largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast nga plagët e marra i ndjeri me iniciale F.SH. mbetet i vdekur në vend, derisa dy viktimat H.TH. dhe B.E. dërgohen urgjentisht në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit ku edhe konstatohet vdekja e tyre”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme