10 persona të vdekur në aksidente gjatë shtatorit Foto: Koha

10 persona të vdekur në aksidente gjatë shtatorit

02 tetor 2017 15:06

Bazuar të dhënave të aksidenteve fatale që kanë ndodhur në këtë muaj (shtator 2017), prej tetë (8) aksidenteve fatale, jetën e kanë humbur dhjetë (10) persona, prej tyre pesë (5) shoferë, tre (3) pasagjerë dhe dy (2) këmbësorë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Asnjë prej personave që kanë humbur jetën në trafik për këtë periudhe kohore, nuk ka qenë nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

Me qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia e Kosovës ka ndërmarrë aktivitete shtesë në ofrimin e sigurisë së fëmijëve gjegjësisht nxënësve, duke realizuar ligjërata nëpër shkolla dhe kopshte të fëmijëve, si dhe në mbajtjen e pikave të kontrollit në afërsi të shkollave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme