Arrestohet një i huaj në Prishtinë pasi xhiroi me dron në shesh Foto: Ilustrim/Koha

Arrestohet një i huaj në Prishtinë pasi xhiroi me dron në shesh

02 tetor 2017 09:47

Dje në sheshin “Zahir Pajaziti”, policia ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili më vonë pas intervistimit është liruar.

“I dyshuari mashkull shtetas i huaj, është ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi që i njëjti ka bërë incizime me dron në disa pjesë të shesheve në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit droni është konfiskuar ndërsa i dyshuari u liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme