Kronikë

Pejë, punëtorët kapen në flagrancë duke vjedhur 60 mijë euro nga kompania ku punonin

Në një rast të cilësuar si “keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, Policia e Kosovës më 28 shtator në orën 13:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar për tentim-vjedhjeje të 60 mijë eurove.

“Ankuesja femër K-Shqiptare, gjatë regjistrimit të mallit në kompaninë ku punon, ka vërejtur se dy punëtorë, njëra femër dhe tjetri mashkull K-Shqiptarë, kanë keqpërdorur pozitën e tyre duke mos regjistruar dhe faturuar mallin me vlerë rreth 60.000 euro”, thuhet në raportin e PK-së, raporton Koha.net.

Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.