Ndërron jetë derisa po priste dru në bjeshkët e Deçanit Foto: Ilustrim

Ndërron jetë derisa po priste dru në bjeshkët e Deçanit

01 tetor 2017 13:43

Në Bjeshkët e Deçanit, dje në orën 14:20, një person ka ndërruar jetë derisa po priste dru së bashku me të birin e tij.

“Dëshmitari mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke prerë dru në pyll me babanë e tij, viktimën mashkull K-Shqiptar, i njëjti në rrethana të panjohura është rrëzuar në tokë. Viktima me autoambulancë të QKMF është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme