Arrestohet në Gjilan i dyshuari për vrasje në tentativë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet në Gjilan i dyshuari për vrasje në tentativë

01 tetor 2017 13:39

Në rrugën “Isa Kastrati” në Gjilan, më dje në orën 16:30, ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Koha.net.

Njësia policore ndërkaq ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme