Kronikë

Arrestohen dy gardianë të dyshuar për arratisjen e të burgosurit nga QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar parmbrëmë në orën 21:30 dy persona të dyshuar për arratisjen e një të burgosuri nga QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (gardianë burgu) pasi që nga pakujdesia e tyre i dënuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke qëndruar në QKUK kishte arrit të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Dje, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se i dënuari me 30 vjet burgim është arratisur nga QKUK ku po trajtohej, ndërsa ka thënë se do të gjenden përgjegjësit.