Dy të vdekur në një aksident në fshatin Rogovë Foto: Ilustrim/Koha

Dy të vdekur në një aksident në fshatin Rogovë

30 shtator 2017 12:46

Një 20-vjeçar dhe një 27-vjeçar, kanë vdekur në mëngjesin e sotëm në një aksident që ka ndodhur në fshatin Rogovë, magjistralja Gjakovë-Prizren.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se dyshohet që aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë.

Gjokaj ka treguar se vetura është përplasur në një pompë benzine, me ç’rast dy të rinjtë kanë vdekur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme