Babai rrah vajzën në Vushtrri, arrestohet

Babai rrah vajzën në Vushtrri, arrestohet

30 shtator 2017 12:31

Dje në Vushtrri është arrestuar një burrë, pasi siç raporton policia, ai e ka rrahur vajzën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme