Kopjon në testin për patentë shofer, arrestohet Foto: Ilustrim/Koha

Kopjon në testin për patentë shofer, arrestohet

30 shtator 2017 11:56

Dje në Prizren, janë arrestuar dy persona, pasi siç raporton policia e Kosovës, ata kanë kopjuar në testin për patentë shofer.

Megjithatë, pas intervistimit njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq tjetri është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

“Në Qendrën Rajonale për patentë-shofer, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët kanë tentuar përmes pajisjeve elektronike të kalojnë testin për patën shofer. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme