Policia e rajonit të Prizrenit, ka njoftuar se sot rreth orës 16:00, në rrugën “Tamil Shala” në Prizren, pas një mosmarrëveshje mes dy të rinjve, njëri nga ta mbetet i therur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit me ç’rast viktima është ndalur për trajtim mjekësor ne repartin e kirurgjisë.
Ndërkaq, rreth orës 18:20 minuta, në rrugën “Hysein Rexhiq” një i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka therë me thikë viktimën të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore për të cilat po trajtohet në repartin e ortopedisë.
“Në të dyja rastet policia ka kryer procedurat e duhura hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
29 shtator 2017 23:05
-
Shpërndaje në: