Policia konfiskon drogë dhe thika në tri shkolla të Podujevës

Policia konfiskon drogë dhe thika në tri shkolla të Podujevës

29 shtator 2017 16:17

Policia e Podujevës sot ka ndërmarrë një aksion në tri shkolla ku kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë tetë thika, një boks metali, një shkrepës në formë pistolete dhe dy qese marihuanë.

Personi të cilit i është gjetur substanca e dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Përveç Podujevës, plani operativ për Sigurinë nëpër shkolla është duke u implementuar në të gjitha shkollat e rajonit të Prishtinës, që nga fillimi i shtatorit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme