Kronikë

Pranga poseduesit të drogës dhe të thikës

Dje në Prishtinë, në rrug “Hamëz Jashari”, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, transmeton Koha.net.

Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit të vet, tek i arrestuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.