Shqiptarë e serbë arrestohen për prostitucion, keqpërdorim me persona nën 16 vjeç

Shqiptarë e serbë arrestohen për prostitucion, keqpërdorim me persona nën 16 vjeç

28 shtator 2017 17:35

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për veprime të kundërligjshme, disa prej tyre për “trafikim me njerëz” dhe “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç”.

Siç njofton PK-ja, me datë 26.09.2017, në rajonin e Ferizajt është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me inicialet (J.M.), nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale” ofrim i lokalit për prostitucion” dhe pas konsultimit me prokurorin kompetent i njëjti është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.

“Me datë 27.09.2017, në rajonin e Mitrovicës janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç’ dhe është identifikuar një viktimë femër/kosovare. Inicialet e personave të dyshuar janë: S.K; L.SH; F.U; F.SH; të gjithë meshkuj/kosovar. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë për vazhdim të procedurave ligjore”.

Ndërkaq sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas pranimit të informacioneve relevante, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me dyshimin e bazuar për veprën penale “trafikim me njerëz”, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe, sot me datë 28.09.2017 ka zbatuar një plan taktik ku është arrestuar një person i dyshuar me inicialet (A.K) për veprën e lartpërmendur dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit të cilat janë trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Si provë materiale është konfiskuar përkohësisht një telefon dhe prova tjera të siguruara gjatë hetimit që i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm, përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për zhvillim te procedurave ligjore.

“Po ashtu, sot me datë 28.09.2017, rreth orës 09:00, pas një hetimi të realizuar nga njësiti i hetimeve për trafikim me qenie njerëzore Mitrovicë-Veri, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet (N.S. femër serbe/kosovare dhe I.H. mashkull shqiptar/kosovar) për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën kundërvajtje “marrje me prostitucion”, sipas ligjit mbi rendin dhe qetësin publike.

Të dyshuarit pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatën themelore në Mitrovicë, divizioni për kundërvajtje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend, veprave penale të specifikuara sipas kodit penal të RKS-së, duke përfshire edhe të gjitha llojet e krimit, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme