Tre të plagosur në Kërçovë, mes tyre dhe një gazetar

Tre të plagosur në Kërçovë, mes tyre dhe një gazetar

28 shtator 2017 13:10

Dje në orën 18:45 në Kërçovë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Tre persona mbeten të plagosur me armë zjarri, mes tyre edhe politikani shqiptar Alit Abazi, transmeton albeu.

Përveç Abazit, është plagosur edhe shefi i fushatës të tij elektorale, Destan Abdiu.

Mësohet se personi i tretë që mbeti i plagosur është një gazetar i njohur me inicialet SH.D, që dyshohet se ka qëlluar aty rastësisht.

Ndërkohë, sipas të dhënave, shkak i sulmit kanë qenë disa mosmarrëveshje për të cilët ka pasur edhe proces gjyqësor.

Sipas burimeve jozyrtare, i dyshuari Abdulla Abdullahu, pas tentimit për vrasje, ka shkuar në një lokal dhe ka porositur kafe. Më pas policia e ka identifikuar dhe ka pasur përleshje fizike me të. Thuhet se i njëjti person ka tentuar ta vrasë e dhe më parë Abazin dhe për këtë ngjarje ka vuajtur dënimin, por para disa kohësh është liruar.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

“A.A. i lindur në vitin 1959" sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH.D. i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova. Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme