Armë të konfiskuar në Prizren Foto: Koha / ilustrim

Armë të konfiskuar në Prizren

28 shtator 2017 12:29

Në rrugën “Ismail Kryeziu” , Prizren, janë konfiskuar dy armë dhe disa fishekë, transmeton Koha.net.

Konfiskimi u bë pasi që se njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar automjetin WV, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe kur tek dyshuari –vozitësi është gjetur një armë dhe pesë fishekë ndërsa tek i dyshuari tjetër mashkull K-Shqiptar pasagjer është gjetur edhe një armë dhe 19 fishekë të së njëjtës armë.

Armët dhe fishekët janë konfiskuar, njofton Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme