Arrestohet në Tiranë oficeri i policisë, ishte i dënuar në Itali për vjedhje

Arrestohet në Tiranë oficeri i policisë, ishte i dënuar në Itali për vjedhje

28 shtator 2017 10:57

Një mega-skandal ka plasur në Policinë e Tiranës. Në pranga ka rënë Dritan Xhindoli, oficer policie, i cili së fundmi ishte emëruar në pozicionin e specialistit në Drejtorinë e Krimeve të Rënda.

Xhindoli rezulton se është person i dënuar me 10 vjet burg në Itali, nga ana e Gjykatës së Bolonjës për vjedhje dhe mashtrim dokumentesh. Ndërkohë që ai ka qenë në kërkim nga autoritetet italiane, nga ana tjetër ka ngjitur shkallët e karrierës në polici. Oficeri i policisë ka punuar më herët i qetë në kryeqytet si shef i Sektorit për Krimet e Rënda dhe më tej në janar 2016 është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në pozicionin e Specialistit pranë Drejtorisë të Krimeve të Rënda.

Urdhër arresti për Xhindolin ka ardhur që nga viti 2014 nga ana e autoriteteve italiane, por se ky urdhër është mbajtur i fshehtë. Vetëm dy javë më parë, përpara se të merrej vesh publikisht dhe të nisnin hetimet, oficeri ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Menjëherë SHKB ka nisur hetimet për zyrtarët që kanë fshehur urdhër – arrestin në fjalë. Dritan Xhindoli nuk është kuptuar edhe për shkak se ai ka mbajtur dy identitete.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme