Lëndohet në vend të punës Foto: Koha / ilustrim

Lëndohet në vend të punës

27 shtator 2017 09:33

Në fshatin Ramjan të Komunës së Vitisë, dje në orën 15:20, raportohet për një person që ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Është njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektori i Punës.

“Gjatë hetimeve preliminare lidhur me këtë ngjarje mësohet se viktima ishte lënduar gjersa kishte qenë duke punuar me makinë një dru pishe, ku nga makina ishte hedhur një pjesë e drurit dhe si rezultat e kishte goditur viktimën në pjesën e kokës dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në vendngjarje është paraqitur edhe Inspektorati i Punës të cilët janë marrë me inspektimin e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit dhe të Inspektoratit të punës, zdrukthëtarisë në fjalë iu është ndërprerë puna përkohësisht, gjersa po mirën veprimet e duhura hetimore se a ekzistojnë elemente të veprës penale ,,Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” e cila mund të jetë kryer nga pronari i zdrukthëtarisë”, thuhet në njoftim të Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme