Tre të vdekur në dy aksidente në Komoran

Tre të vdekur në dy aksidente në Komoran

26 shtator 2017 21:37

Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin Koha.net se tre persona kanë vdekur në afërsi të Komoranit në dy aksidente të ndara.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në PK ka sqaruar se rreth orës 20:00 një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar, ndërsa në afërsi pak minuta më vonë ka ndodhur edhe një aksident tjetër mes një kamioni dhe autoambulance.

Në vetaksident kanë vdekur dy persona ndërsa një tjetër ka vdekur në automjetin e ambulancës.

“Njësitet policore dhe të emergjencës po ndërmarrin veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur dy rastet. Është njoftuar prokurori dhe hetimet për këto dy raste të rënda janë në proces. Edhe një herë policia apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, sidomos gjatë ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe zvogëlimit të dukshmërisë”, ka thënë Hoxha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme