Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin, më të cilin i akuzuari E. J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik burgu në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) viteve për veprën penale vrasje e rëndë, transmeton Koha.net.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari E.J është fajtor sepse me dt.08.03.2014, rreth orës 20.45 min., në rrugën “Shaip Spahija”( Mahalla e Muhaxherëve) në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në mes të akuzuarit E.J dhe bashkëshortes së tij M.J, si dhe me vëllain e bashkëshortes tani të ndjerin B.K dhe pasi që nuk kishin mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K, i cili si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë veprim i akuzuari E.J ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 të KPK-së, si dhe veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së.
Të akuzuarit E.J. i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga dt.08.03.2014 dhe me aktvendim të veçantë të njëjtit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.